Rama replikon me komentuesit në rrjetet sociale: Maluma asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në Facebook. Një qytetar ka ironizuar Ramën për koncertin e organizuar për Ditën Verës, duke shkruar; “Faleminderit për koncertin dje dhe të gjithë e kuptuam turpin”, kryeministri ia kthehu “flakë për flakë”.

Rama sqaron se për koncertin ku mori pjesë dje Maluma nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.

Jo qe s’ke kuptuar gje, po je keqkuptuar edhe me shume, sepse koncerti nuk kishte asnje lidhje me asnje qindarke nga fondet publike, po ishte i organizuar nga nje kompani private, cka e ben turpin e protestes edhe me te turpshem ne fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskaralleqe te tilla si Malumja me leket e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyres time🤮🤮🤮”, ia kthen Rama komentuesit.

Ndërkohë një tjetër qytetar mes ironisë i sugjeron Ramës që të hapte një llogari, që në rast nevoje dhe krize shqiptarët të derdhnin aty kontributet e tyre për ndihmë.
O Ram pse nuk hap ndonjë llogari shteti ku shqiptarët të kontribuojnë për rastin e krizës se boll po na tepron! Unë marr 200 mij të vjetra në muaj rrogë laj qiranë 200mij ujë e drita 100mij plus të ngrënia e pirja llogari më vete që kalon 300mij pa folur për të tjerat, teprojnë! Të paktën ato që ngelet për shpirt tu japim juve?!”, shkruan qytetari, ndërkohë që Rama ia kthen: “dmth ti merr 200 mije ne muaj dhe paguan qerane 200 mije, uje e drita 100 mije, 300 mije ngrenia e pirja… dmth cdo muaj 400 mije mbi rrogen! Po ku i gjen?”.

 

SHKARKO APP