Rama replikon me komentuesit: S’ka mirëqënie në shëmti
Kryeministri Rama e ka quajtur një “Eifel” kullën e ngritur në qendër të qytetit të Korçës. "Ejfeli" modern i "Parisit të Vogel", një shkallare galeri arti + një ballkon 360 gradë mbi Korçen siç nuk e keni parë”, shkruan ai, ndërsa ka postuar foto të saj.
Ndërkohë, disa kritikëve që thonë se duan bukë, Rama iu është përgjigjur se e bukura shton jetën dhe se s’mund të ketë mirëqënie në shëmti. “Ai që shkruante dua bukë, jo bukuri, ta mësoje se e bukura shton jetën, energjinë, punën e bukën! S’ka mirëqënie në shëmti”, iu përgjigjet Rama komentuesve.