Rama: Riciklimi i sotëm politik, reflektim i së shkuarës
Shqipëria ka patur sistemin komunist më barbar në Europë, që dallonte nga të tjerët për nga brutaliteti i tij.
Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në konferencën “Shqipëria dhe Europa 25 vjet pas rënies së Komunizmit”.
Duke shtuar se Shqipëria duhet ta ndërtojë të ardhmen e saj duke marrë si shembull historinë institucionale europiane.
“Mësimi i parë për të nxjerrë nga këto vite, për të shkuarën dhe sfidën është se dallimin nuk e bën historia e shkuar apo e njerëzve, por tradita e institucioneve”, ka thënë Rama.
“Ne ende nuk jemi ende në atë stad ku kundërshtari të pranohet si pjesë e atij diversiteti ku kemi hyrë. Sot nuk kemi një asgjësim politik, sikurse ndodhte në diktaturë, por një riciklim të përditshëm të realitetit politik, që është reflektim i së shkuarës”, ka shtuar kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

