Rama rikthehet në Athinë: Hapja e negociatave me BE-në do ta ndihmojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Athinë, pasi po merr pjesë në forumin e Delfit. Kreu i qeverisë është pjesë e një paneli ku flitet për politikën e jashtme. Rama tha se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Kreu i qeverisë nuk ngurron që të thotë se BE-ja e shtyu pa argumente bindëse procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.

“Liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix. Na lanë vetëm në një rrugë të gjatë, shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE. Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësim”, u shpreh Rama.

Sa i përket Kosovës, kryeministri pohoi se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mos liberalizimi i vizave. “E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama. Për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksioneve. “Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai. Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

SHKARKO APP