Rama: Rritja ekonomike nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh

Kryeministri Edi Rama tha sot se rritja ekonomike me 18% në tremujorin e dytë të këtij viti nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh.

Duke iu përgjigjur një qytetareje mëngjesin e sotëm në një komunikim në Facebok, Rama tha se kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit.

Rama përgjigjet pas pyetjes se një qytetari: Po është e vërtetë, 18% rritje në tremujorin e dytë, më e larta në rajon, si rezultat i një ringritjeje të fuqishme pas rënies dramatike nga pandemia. Por nëse komenti yt supozon ironikisht se meqë u rrit vërtetë ekonomia, atëherë duhet të rriteshin automatikisht rrogat e pensionet, përgjigja është jo, kjo nuk funksionon kështu, sepse kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit, e jo po ngjitet 18% më lart sesa ç’ishte para se të rrëzoheshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cfarë? krahasoni vendet e botës me Shqipërinë, rrogat janë skandal krahasuar me çmimet. Ngrini rrogat njësoj si ne vendet e tjera pastaj dilni e flisni për ekonominë, është absurde!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Sikur rrogat të ngriheshin me sustë e jo me punë të mundimshme dhe me durim, atëherë vende të pasura si Gjermania apo Franca do t’i kishin bërë nga 20 mijë euro për person ose të tjerët rreth nesh, në rajon, do t’i kishin çuar sa në Europë! Por ja që rrogat nuk rriten sipas dëshirës, po sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike të vendit dhe ne i kemi rritur e do të vazhdojmë t’i rrisim ato, paralelisht me rritjen e këtyre kapaciteteve. Ndërsa krahasimi me vendet e tjera në rastin e energjisë, vlen sepse si Spanja, si Italia e po njësoj edhe Shqipëria, energjinë e blejnë me të njëjtin çmim që ka në bursën ndërkombëtare, e cila nuk pyet sa i kanë rrogat atje apo këtu. Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, po sigurisht mundet e do të mbrojmë konsumatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti tek familjet. Ky është ndryshimi me çmimet e tjera, ato nuk i vendos qeveria, po i vendos tregu, kërkesa dhe oferta, vetëm në diktaturat komuniste çmimet i vendos qeveria.

Po ku krahasohesh ti me Spanjën e Gjermaninë? E di ti ça rroge ka populli prandaj ngrini rrogat e popullit lërini llafet!

Rama: Jo ne nuk mund t’i leme fjalët, sepse fjala është e Zotit dhe Zoti është fjala, siç thonë librat e shenjtë dhe fjala na dallon nga qeniet e tjera të gjalla duke na dhënë mundësinë të komunikojmë e të kuptohemi njerëzisht. Ndërsa llafet janë diçka tjetër, që s’ka lidhje me punën tonë, e cila komunikimin me njerëzit e ka mjet të pazëvendësueshëm. Në këtë rast nuk po krahasohemi me askënd, thjesht po informojmë publikun për rritjen e përgjithshme të çmimit të energjisë në tregun ku edhe Spanja, edhe Gjermania, edhe Shqipëria blejnë energji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?