Rama: Rritje pagash 26%-34% për punonjësit e Shëndetësisë në 2 vitet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje pagash për punonjësit e sistemit shëndetësor.

“Më afër familjes dhe shoqërisë, me paga më të mira. Në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës nga 26%-34% për rreth 18,858 punonjës të sistemit shëndetësor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Mjeku pneumolog Arben Tanka u bëri thirrje mjekëve të qëndrojnë në Shqipëri pasi me rritjen e pagave që po bën Kryeministri Rama, nuk kanë arsye të ikin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shëndetësia e Shqipërisë ka pasur nga mjekët dhe infermierët më të mirë që kam pasur rastin t’i njoh. Gjithmonë pikëllohesha kur shihja kolegët e mi tek linin Shqipërinë për një punë me pagesë më të lartë në Perëndim. Por tani, me rritjen e pagave që po bën Kryeministri Rama, nuk kemi më arsye të ikim. Mund të rrimë të gjithë në Shqipëri, dhe të bëjmë punën që duam më së shumti, shpëtimin e jetëve. Afër familjes, afër shoqërisë. Në shtëpinë tonë!”, tha mjeku pneumolog Arben Tanka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?