Rama: Rrogat do të bëhen më të larta se në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni

Kryeministri, Edi Rama në postimin e përjavshëm të tij në Facebook, shprehet se, ai është i bindur në reformat shtet formuese. Rama duke pranuar plagët dhe problemet e panumërta, numëron disa nga reformat që janë ndërmarrë në tre vitet e qeverisjes së koalicionit të majtë.

Prej tre vitesh jemi angazhuar në një proces reformash të thella, për të bërë shtet. Reforma të cilat, askush përpara nesh, jo thjesht nuk i nisi, por as nuk mendoi se mund të bëheshin. Sepse, sot e besoj përfundimisht, ata që qeverisnin më parë, nuk kishin si t’i dinin peripecitë e këtyre reformave të vështira përderisa nuk e besonin as vetë se Shqipëria mund të bëhej. Në një vend ku drita e semaforit ka të njëjtën ngjyrë si për njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe për njerëzit me pushtet. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej një vend ku mund të ndalohen njëherë e mirë ndërtimet pa leje në tokën e shteti apo në tokën e tjetrit, ose bëhet ky vend ku mund të ndalohet duhani në vendet publike. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej një vend ku të paguhej nga të gjithë energjia që konsumohej”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se reformat e ndërmarra kanë për synim të bëjnë shtet, ndërsa shtoi se askush nga paraardhësit e tij në qeveri nuk besonte se Shqipëria mund të bëhej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erës së ndryshimit i kundërvihen, korente presionesh antireformiste nga më të ndryshmet. Nga një anë rezistenca, inercia e mënyrës së të parit dhe të bërit të gjërave në këtë vend. Nga ana tjetër rezistenca e qendrave të çfarëdollojshme të interesave të prekura, apo të kërcënuara nga ndryshimi i statuskuosë që sjellin reforma. Dhe përballë orë e çast, rezistenca e të gjitha shtresave të kalbura të politikës së vjetër që jeton në baltë dhe baltos ku mundet, sa mundet dhe kë të mundet”, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri më tej tha se qeveria do të japë për rritjen e rrogës 100 milionë dollarë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rama për të bërë një krahasim u shpreh se në tetë vite qeveria “Berisha” shpërndau për rroga dhe pensione vetëm 124 milionë dollarë.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se me 520 milionë dollarë që do t’i kalojnë pensionistëve dhe punonjësve të administratës deri në fund të këtij mandate, Shqipëria nuk do të jetë më e fundit në rajon për rrogën më të ulët dhe për rrogën mesatare.

Sipas, Ramës niveli i pagës më të ulët në vendin tonë do t’ia kalojë Kosovë, Malit të Zi dhe Kroacisë dhe do t’i afrohet asaj të Maqedonisë. Ndërsa rroga mesatare do të bëhet më e lartë se sa në Kosovë dhe Serbi dhe do të jetë më afër mesatares në Maqedoni.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154124941856523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?