Rama: Samiti i Beogradit, takim me kryeministrin kinez
“Për pak minuta nis takimi biletaral me kryeministrin e Kinës për platformën tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.”
Kështu ka njoftuar sot kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale në kuadrin e punimeve të Samitit të Tretë të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në axhendë bashkëpunimin ekonomik, I cili vazhdon edhe sot punimet në Beograd.
Po ashtu, po sot, pritet që Rama të takohet edhe me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, takimi i dytë i tyre brena pak javësh.