Rama: S’bëjmë heroin me klandestinët

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar në një intervistë për “Wall Street Journal” se për krizën e emigrantëve Shqipëria nuk do jetë një vend hero më vete, por do të japë kotribut vetëm si pjesë e një projekti europian. Rama tha se Shqipëria as nuk do të vërë mure, por as nuk do të hapë kufijtë, i bindur se kjo nuk do të zgjidhte problemin e fluksit të emgirantëve.

Në një intervistë për revistën prestigjoze  amerikane “Wall Street Journa”, kryeministri Edi Rama nuk ka ndryshuar pozicionin e Shqipërisë përballë fluksit të emigrantëve, duke deklaruar se vendi ynë do të ndihmojë si pjesë e një projekti të përbashkët të BE dhe jo si një vend hero i vetëm.

Rama: Kapacitetet e vendit tonë janë shumë modeste dhe jo të mjaftueshme për t’u përballur me një fluks të konsiderueshëm. Ne jemi gati të jemi pjesë e çdo përpjekje europiane. Ne thjesht duam një zgjidhje evropiane. Përsa kohë Europa sillet si një federatë egosh nacionaliste, shumë prej tyre “duan tua lënë nderin” pak vendeve. Kjo nuk do të funksionojë dhe ne nuk do të luajmë rolin e heroit sepse ne e dimë që kjo nuk do të jetë një zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse i është propozuar nga dikush të ngrejë mure, Rama u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk funksionojmë kështu. Ne jemi një vend i vogël krenar dhe nuk ngremë mure, vetëm sepse të tjerët na e kërkojnë këtë. Por e dimë gjithashtu se hapja e kufijve nuk do zgjidhë problemin”.

Po aq i prerë në qëndrim, Kryeministri ka qenë edhe kur është pyetur nga “Wall Street Journal”, nëse Shqipëria do të mirëpriste vullnetaritsh refugjatët, për të ndihmuar shtetin fqinj Greqinë.

Rama: Ne nuk mund të ndihmojmë askënd vetëm, sepse ne nuk kemi mundësitë për të lehtësuar askënd. Por nëse Europa ka një plan, ne do të jemi pjesë e tij, dhe do bëjmë çfarë na kërkohet. Nëse shpërndarja e emigrantëve do bëhet me shifra të caktura në këtë plan europian, ne jemi gati të mirëpresim numrin që na caktohet dhe të ndajmë përgjegjësitë tona.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjithashtu se gjatë 2015 nuk ka pasur luftëtarë që i janë drejtuar Shtetit Islamik nga Shqipëria, kjo edhe përmes masave të forcimit të ligjit për ata persona që bëhen pjesë e terrorizmit.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Bruksel që la pas 31 viktima, Rama tha se duhet një bashkëpunim më i fortë i shërbimeve inteligjente të Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?