”Rama se çon në mendje dorëheqjen”, Klosi: E ka treguar edhe se kur do të largohet

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi thotë se nuk është vetëm përçarja e opozitës ajo që po i çon socialistët në fitore në zgjedhje, por edhe forca dhe organizimi shumë i mirë i partisë ku ai merr pjesë.

Për Klosin, nuk ka asnjë arsye pse kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit dhe i PS, teksa shtoi se Rama e ka bërë të qartë se do të ikë kur të mos e votojnë më shqiptarët.

“Edi Rama e ka thënë që do iki kur të mos më votojnë shqiptarët. As i shkon në mendja të japë dorëheqjen. Ne po shkojmë në fitoren e 7 nga 8 gara të realizuara, një prej të cilave e vjedhur. Çdo garë po e fitojmë më thellë nga e mëparshmja. PD nuk i merr dot aq bashki sa gishtat e duarve dhe kjo për shkak të punës së PS. Ne jemi të fortë dhe jemi fitues”, tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?