Rama: SHBA po ndikon në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar lajmit për mbërritjen e helikopterëve të parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?