Rama: Shëndetësia sot s’është falas, por jemi në drejtimin e duhur

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në krah të kandidatit të maxhorancës për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj.

Halilaj rikandidon për kryetar bashkie i propozuar nga LSI.

Rama pranoi se nuk janë zgjidhur ende të gjithë problemet e shëndetësisë dhe se sot nuk është shëndetësia falas por shtoi se jemi në drejtimin e duhur për të shkuar drejt kësaj.

Rama bëri me faj qeverinë e kaluar ndërsa e quajti të domosdoshme reformat që kjo qeveri ka ndërmarrë.

Edi Rama: “Nuk i kemi zgjidhur gjithë problemet e shëndetësisë. Kemi furnizuar të gjithë spitalet dhe barnat i marrin në spital falas. Kemi ulur 30 % çmimin e ilaçeve dhe kemi kursuar 17 milionë dollarë, nga ulja e çmimit duke bërë që fondi ynë të jetë më i madh i investimit. A mund të themi që shëndetësia është falas sot, absolutisht jo. Por kemi marrë drejtimin e duhur për të shkuar drej kësaj”

Rama sulmon ish kryeministrin: Baba ktheu shtetin në piramidë

Edi Rama: “Gjetëm 40 milionë dollarë borxhe. Bllokimi i tmerrshëm ku e gjetëm sistemin spitalor  ishte sepse furnizuesit nuk jepnin më ilace sepse nuk jepeshin lekët.  Në një ditë të bukur kur baba iku hapëm derën e shtëpisë gjetëm njerëzit që kërkonin borxhet dhe një shtet që ishte kthyer në piramidë, me taksat tuaja. Ndërsa në tv flitej se po ia kalonim Gjermanisë.

Baba i linte paratë në bixhonin e madh të ekopnomisë, doganat tatimet e të gjitha kontributet e pjesëtarëve të shtëpisë. “

Reformat, Edi Rama: Beme pune kolosale te ndalim hemoragjine

“Përpjekja është në drejtimin e duhur. Operacioni është i duhur duhet të durojmë sot që të cohemi nesër. Kemi bërë një punë kolosale për të ndalur hemoragjinë duke nisur nga shëndeti tek arsimi,  por kemi përgatitur dhe projektet për të ardhmen.  Jam i vetëdijshëm që Kukësi është qarku më i varfër por nuk u varfërua në 18 muaj por në mbi 20 vite izolim varfëri”

Eksodi ne Kukes, Rama: Opozita derdh lot krokodili

Lidhur me eksodin e kuksianëve drejt Gjermanisë, Rama bëri me faj qeverinë e kaluar

Edi Rama: “Jam i vetëdijshëm që Kukësi është qarku më i varfër por nuk u varfërua në 18 muaj por në mbi 20 vite izolim varfëri.  U varfërua pasi këto që bëmë ne duhej të ishte bërë më pare.  Derdhen lotët e krokodilit në kuvend e në kafenetë e Tiranës , jo në Kukës. Kanë ardhur në Kukës për të marrë votat, por kurrë nuk kanë menduar për këta njerëz si jetojnë, me çfarë  jetojnë e me çfarë e  nxjerrin bukën e gojës.

Nëse ka njerëz që duhet të mbyllin gojën pse nga Kukësi largohet janë ata që e zhytën Kukësin në varfëria sa çështë e thellë dhimbja e reformave që duhet bërë për të mos u zhytyr më thellë akoma.

Është e para fushatë elektorale ku do flasim për njerëzit që do të kenë një pushtet të ri vendor dhe një qeverijse të re vendore”

Në mbështetje të Halilajt ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti:  Halilaj është  kandidati i drejtimit të duhur por dhe  vizionit dhe vullnetit të duhur”

SHKARKO APP