Rama: Shenjtërimi, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin për shenjtërimin e Nënë Terezës. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se ky është një shembull i njehsimit për dashurinë ndaj tjetrit.

“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo iu bashkua kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!”, shkruan konkretisht Rama, pasi Papa Françesku miratoi sot shenjtërimin e Nënë Terezës më datë 4 shtator të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?