Rama “sherr” me Artan Fugën, reagon profesori: Çojeni artistin të pastrojë haletë

Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama dhe profesori i Filozofisë, Artan Fuga kanë shkëmbyer sot replika në distancë. Shkak janë bërë qëndrimet e profesiorit të njohur, i cili në disa shënime në Facebook ka kritikuar qëndrimet e qeverisë për punësimin. Profesor Fuga shkruante në një shkrim të dy ditëve më parë se në Shqipëri nuk ka punë dhe se ata që thonë që rinia është dembele janë vetëm ca mashtruesë ordinerë. “Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele…. Pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepët e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit. Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme”, shkruan Fuga.

Sot, në një takim për punësimin Rama ka sulmuar me një ton të ashpër profesor Artan Fugën. “I përbuz dhe neveris të ashtuquajturit profesorë që thonë se këto nuk janë punë për shqiptarët”. Po me një ton që tregonte nervozitet, kryeministri shtoi: “Sehirxhinjtë, profesorët, kontestatorët duhet ta dinë se punonjësit që paguanin taksat ishin 400 mijë në vitin 2013, ndërsa sot janë mbi 600 mijë”.

Por nuk ka munguar dhe reagimi i profesorit. Në një koment në Facebook ai shkruan se nëse nuk ka vende pune për të diplomuarit, pse hapen universitete

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush e turpëron rininë?  Punë turpi është edhe që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta.

Swiss Digital Mobile Reklama

A? Nuk ju duket e drejtë kjo? Atëherë çojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit, çojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra, çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve, çojeni inxhinjerin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…

A? Nuk ka vende pune për ata që diplomohen? Po pse hapni pa fund universitete që diplomojnë të papunë duke u çertifikuar si të dobishëm nga ana e shtetit? Nuk e kam thënë unë, e ka thënë sociologjia botërore. Nuk jam aq i shquar dhe aq i mënçur sa të hedh poshtë apo të krijoj të vërteta bazike pa të cilat gjithçka bie si fletë e tharë në diell. Të diplomosh për punë të kualifikuar dhe të propozosh punë për punë të pakualifikuar është absurdi i një administrimi absurd, është të fyesh, të krijosh zhgënjime, të prodhosh nga ata që ikin nga sytë këmbët në Gjermani, Kanada, Siri, e jo vetëm për punë.

 Lexojeni nga Gustav Le Bon. Ka qenë burrë i mençëm ai…  I ngopni me iluzione, u merrni moshën, i zhgënjeni! Kush i hap edhe sot e tash vite mijrat e fakulteteve për të prodhuar miliona jurista? Unë? Mijra doktora? Unë?”,- shkruan Fuga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?