Rama: Shkalla e punësimit u rrit me 3.7%

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se statistikat zyrtare të prodhuara nga Instituti i Statistikave një ditë më parë, faktuan atë që qeveria ka deklaruar, rritjen ndjeshëm të numrit të të punësuarve dhe kjo, sipas tij, faktohet edhe nga libri i llogarive të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Duke marrë fjalën në Kuvend, kryeministri Rama tha se rritja e numrit të të punësuare lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen në drejtimin e duhur nga njëra anë të dhe nga ana tjetër, të luftës kundër skllavërisë
“Ajo që anketa 3-mujore e forcave të punës e publikuar nga INSTAT bazuar në shifra të verifikueshme është konfirmimi i faktit se krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit u rrit me 3.7 pikë përqindje, shkalla e pjesmarrjes së forcave të punës u rrit me 4.8 pikë përqindje, ndërsa shkalla e papunësisë shënoi rënie të lehtë”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur tek shkalla e papunësisë së regjistruar, Rama tha se kjo shpjegohet me faktin se është rritur ndjeshëm besimi se mundësia për punë është më e madhe, çka i bën njerëzit në kërkim pune të rëgjistrohen si punëkërkues. “Rritja e numrit të regjistruar si punëkërkues duhet të shihet jo si rritje e papunësisë, por si rritje e forcave të gatshme për punë. Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti kemi një rritje të shkallës së punësimit me 1.8 pikë përqindje”, u shpreh kreu i qeverisë. Kjo, shpjegoi më tej kryeministri, nuk është vlerësim subjektiv i yni, por shpjegim që bëhet në të gjthë botën. Kryeministri Rama u ndal edhe tek arsimi profesional, i cili tha ai, është në funksion të kërkesave të tregut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?