Rama shkarkon Kiço London, emëron Altin Bashën në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e Drejtuesit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, regjisorin Kiço Londo. Në vend të tij është emëruar Altin Basha, ish-drejtues i spektaklit “Portokalli” dhe një nga mbështetësit e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vendimi i qeverisë është firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe çuditërisht është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe jo në faqen e Kryeministrisë, siç ndodhë zakonisht me aktet e Këshillit të Ministrave.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

SHKARKO APP