Rama: Shkolla e Mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, e rilindur

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë është rikonstruktuar tërësisht, duke ofruar mjedise me standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, tashmë e rilindur.

Shkolla “Asim Vokshi” ofron kushtet më të mira për 750 nxënës, të cilët mësojnë tashmë në mjediset e reja.

Me rindërtimin pas tërmetit edhe të kësaj shkolle, pjesë e paketës së dytë të shkollave të reja që po ringrihen në Tiranë, gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne.

Arsimi profesional mbetet në fokus të politikave të qeverisë jo vetëm për nxitjen që i jep zhvillimit të sektorit privat përmes sigurimit të burimeve njerëzore, por edhe sepse konsiderohet si pikë kyçe për garantimin e tregut të punës tek të rinjtë.

SHKARKO APP