Rama shkon në Bruksel, takim me Charles Michel për tensionet në Kosovë
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Brukselit, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.
Rama do të shkojë në Bruksel me ftesë të Michel, megjithatë ende nuk është bërë e ditur tema e diskutimit, por në fokus pritet të jenë tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe gjetja e rrugës për normalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Ky takim vjen pas propozimit të draft-asociacionit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy Kosovës e Serbisë.