Rama shmang pyetjen për kritikat e Blushit
Kryeministri Rama ka shmangur pyetjen e gazetarëve për kritikat e Blushit për arsimin një ditë më parë Kuvend.
Duke folur nga panairi i punësimit, Rama nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve për këtë çështje shkruan Lapsi.
Në të njëjtën kohë, ai i tërhoqi vëmendjen edhe ministres Nikolla që as ajo të mos përgjigjej.
Dje në Kuvend, deputeti Ben Blushi tha se mësuesit po përdoren si kope për të mbledhur vota, ndërsa hodhi akuza se më shumë po favorizohet arsimi privat sesa ai publik.
KOHA JONË SONDAZH

