Rama: Shpërblejmë shtresat në nevojë dhe punonjësit e dalluar
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se do të marrin shpërblim disa kategori të caktuara për fundvit. “Ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, ashtu meritojnë stimuj njerëz të spikatur të kësaj shoqërie. Kemi vendosur të shpërblejmë për vit të ri personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë”, tha Rama. “Të gjithë bashkë këta janë grupi më vulnerabël që këtë shumë mund ta përballojnë edhe për heqjen e fashës së energjisë”, tha Rama. “Për pensionistët kryfamiljarë, të vetmuar ose në çift, për familjet me ndihmë ekonomike dhe PAK do të jepet shpërblim prej 3 mijë lekësh ose 30 dollarë”, tha Rama, ndërsa shtoi se, 2 mijë lekë ose 20 dollarë do të marrin të gjithë pensionistët e tjerë. “Veterantët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist, mbi moshën 65 vjeç, do të marrin 5 mijë lekë ose 50 dollarë”, tha Rama. “Do të shpërblejmë për vit të ri të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë me 10 mijë lekë ose 100 dollarë”, u shpreh Kryeminsitri. “Do të shpërblejmë mësuesit e 10 shkolla të rankuara të parat në MASH me 40 mijë lekë ose 400 dollarë. Do të shpërblejmë të gjithë nxënësit e shkëlqyer të Republikës që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe cikline mesem me 5 mijë lekë ose 50 dollarë. Gjithashtu dhe studentët e ekselencës me 5 mijë lekë ose 50 dollarë”, tha Rama. “3 shërbimet më të mira shëndetësore shpërblehen me 40 mijë Lekë ose 400 dollarë. Njesia policore e Tiranes 40 mije leke ose 400 dollare. Stafi i Parkut Kombëtar të Divjakës shpërblehet me 40 mijë Lekë/person ose 400 dollarë”, tha Rama.