Rama shpërndan 550 leje legalizimi në Elbasan
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 550 leje legalizimi në qytetin e Elbasanit. Shefi i qeverisë tha se po mbahen premtimet, por ndryshe nga qeveritë e tjera po mbahen me gjuhën e fakteve. Rama tha se nuk do të lihet asnjë familje pa u kthyer në pronare legjitime të mundit të saj. Në këtë qytet sipas kryeministrit në më pak se një vit janë bërë më shumë legalizime se në 8 vjet.
Rama e ka konsideruar qytetin e Elbasanit si një prej zonave më të prekura prej barrës së këtyre ndërtimeve, pronarët e të cilëve ndër vite nuk kanë mundur të sigurojnë legalizimin, pavarësisht se kanë paguar edhe parà nën duar.
“Elbasani ka një peshë të konsiderueshme të barrës së ndërtimeve pa leje dhe zonave informale. Nga shifrat e 8 viteve të shkuara, vura re se ka pasur shumë ndërtime pa leje, dhe legalizimi ka qenë tepër i ngadaltë për to.
Në periudhën e parë, për shkak se është dashur një kohë e gjatë për gjetjen e tyre në terren, është vërejtur legalizimi i më shumë ndërtimeve pa leje nga sa ishte bërë përgjatë 8 viteve të marra së bashku. Unë theksoj edhe njëherë se legalizimin falas do ta mbaj si premtim se të gjithë do të pajisen me këtë dokument falas.
Por, gjithashtu edhe faktin që asnjë pronë nuk do të qëndrojë pa iu kthyer pronarëve ligjorë. Dua të falënderoj punonjësit e ALUIZNI-t që ia kanë dalë me sukses të japin përgjigje të shpejta për ju dhe ata, që mbetën dyerve të këtij institucioni duke paguar lekë nën dorë, e duke mos marrë kurrë lejen e legalizimit. Ndërkohë që sot jam këtu pikërisht për të dhënë disa nga këto leje”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

