Rama shpërndan bonusin për bebet e sapolindura të vitit 2020. Lule për nënat e reja

Kryeministri Edi Rama e ka nisur 1 janarin e vitit të ri me një takim me nënat më të reja për 2020. Rama mëngjesin e sot ka takuar edhe ekipin e mjekëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Kreu i qeverisë përgëzoi stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

Ndërsa shpërndau bonusin e bebeve, Rama nuk ka kursyer as batutat.

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar të gjitha nënat e reja dhe u ka premtuar mbështetje, që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur.

“GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur??❤️ ? Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve?♂️?’, shkruan ai , pas vizitës në maternitet”, shkruan Rama.

SHKARKO APP