Rama: Shqipëria, anëtare e qendrës europiane të ekselencës kundër kërcënimeve hibride në Helsinki

Shqipëria është anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Kryeministri Edi Rama, thotë se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë.

Kreu i qeverisë nënvizon edhe se kështu mundësohet një qasje e unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja. Anëtarësimi u nënshkrua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Finlandë. Hasani vizitoi Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki.

Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetja për Ukrainën si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe kryesinë e OSBE-së për vitin 2025, janë disa prej temave që diskutoi gjatë takimeve ministri Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?