Rama: Shqipëria dënon ashpër dh*nën vdekj*prurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë

Shqipëria solidarizohet me Çekinë pas sulmit me armë që u mori jetën 15 personave dhe la të plagosur të paktën 30 të tjerë. Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria e dënon rëndë dhunën dhe se qëndron me Çekinë në këto kohë të vështira.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”,– shkruan Rama.

Kujtojmë se sulmi ndodhi në Fakultetin e Filozofisë dhe mes viktimave është edhe vetë autori që kreu vetëvrasje në momentin që në vendin e ngjarjes u paraqit policia. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili sulmin e kishte paralajmëruar edhe në mediat sociale.

SHKARKO APP