Rama: Shqipëria ka nisur me lëshimin e lejeve biometrike të qëndrimit për shtetasit nga Kosova

Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.

Dy kartat e para të Lejeve të Qëndrimit u ndanë sot nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, për Aritën dhe Kushtrimin, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

as marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë😊
Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat që merret përmes E-Albania është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune😍
Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente.

SHKARKO APP