Rama: Shqipëria nuk vendos veton për Maqedoninë në NATO

Në një intervistë për televizionin Telma të Maqedonisë, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të vendosë veton për anetarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ai tha se dëshiron që Maqedoninë ta shohë të integruar në NATO dhe BE dhe një vend me stabilitet, pasi kjo gjë ka rëndësi për gjithë rajonin, por edhe për Shqipërinë.

Kryeministri Rama u pyet edhe për ngjarjet në Kumanovë dhe tha se pret një hetim të pavarur dhe transparent që do t’i ndihmonte të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se me siguri një hetim transparent dhe i pavarur do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të jetë një kontribut i rëndësishëm për një Maqedoni progresive dhe me stabilitet, si një shembull ku marrëdhëniet ndër-etnike nuk janë problem, por përkundrazi janë një potencial i veçantë për përparim të shoqërisë dhe shtetit”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë./ Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?