Rama: Shqipëria, vend konkurrues në rajon
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite i pranishëm në cermoninë e festimit të 15-vjetorit të FIA-s (Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri), e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se, Shqipëria është vend konkurrues në rajon dhe se vendi ynë ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj. Por gjithashtu kryeministri Rama shtoi se, beteja më e rëndësihme që ka qeveria për të përmirësuar klimën e bërjes biznes në Shqipëri, është përmirësimi i administratës.
Rama tha se në krahasim me 2014-ën, ka një rritje të investimeve të huaja në vendin tonë, teksa është shprehur i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’u bërë.
“Investimet e huaja janë një pikë e rëndësishme që rrit ekonominë dhe krijon kushtet për punë. Ne po aplikojmë nëpërmjet shumë përpjekjeve një model të ri ekonomik që promovon rritjet. Është koha për mundësi të mëdha. Po promovojmë shumë sektorë me vlera strategjike si infrastruktura. Qëllimi ynë nuk është vetëm të modernizojmë ekzistuesen që është larg të qenit brenda standardeve evropiane. Bashkëpunimi mes vendeve Ballaknike dhe BE ka nisur”, u shpreh Rama.
Më tej ai theksoi se eksportet e produkteve agrokulturore janë rritur. “Eksportet agrokulturore janë rritur gjatë 2015 me 24% Jemi angazhuar për të dhënë më shumë hapësirë në këtë sektor duke afruar shumë biznese që nuk kanë pasur eksperiencë në investime të tilla. Eksportet janë shumë inkurajuese dhe bazohen në faktin se Shqipëria ka disa avantazhe të rëndësishme që nëse adresohen siç duhet mund të ofrojmë mundësi fantastike për investitorët”, tha Rama.
Sa i përket sektorit të turizmit, Rama u shpreh se, “kemi pasur më shumë kërkesa përsa i përket akomodimit nga ajo që mund të përballojë Shqipëria. Ka një shtim të turistëve, por edhe gjeografisë së vendeve prej nga vijnë turistët. Sfidat tona janë përmirësimi i shërbimit dhe infrastrukturës në turizëm. Projekt-ligji që kemi kaluar për turizmin kërkon të krijojë më shumë hapësirë për investitorët, duke larguar shuëm nga barra që ka karakterizuar deri tani iniciativat në këtë sektor. Do të ketë mbështetje me ligje specifike. Kjo do të nxisë projekte në shumë fusha”.
“Duhet të përballemi me pjesën tjetër të historisë që ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve tona për të ofruar më shumë nga sa kërkohet. Ka një tipologji në ndryshim të turistëve. Sfidat tona dhe për të kanalizuar sa më mirë investimet. Në të njëjtën kohë dua të kërkoj vëmendjen tuaj për projektligjin që ne kemi kaluar për turizimin që është shumë inovativ dhe agresiv për të krijuar sa më shumë hapësirë për investitorët duke larguar shumë nga barra që është karakterizuar më parë në këtë sector”, theksoi Rama.
Kërkojmë të shmangim burokracitë në administratë”, tha Rama, duke shtuar se, “Do të marrim parasysh këshillt tuaja dhe do të përpiqemi të përmirësojëm së bashku klimën për biznesin. Vlerësojmë bashkëpunimin, jo vetëm me këshillat kombëtarë por edhe të investitrëve dhe do të hartojmë ligje për të shmangur procedurat burokratike.
“Jemi përtej procesit legjislativ për të transformur AIDA-n në një One Stop Shop në shërbim të investitorëve”, theksoi kryeministri Rama.