Rama sjell Bufin dhe shokët e tij në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave

Rama ka uruar sot MIRËMËNGJES 😊
dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur.
Në videon e animuar shfaqet një dialog me ironi dhe sarkazma mes Sali Berishës me maskotën e bufit të kënetës, Lulzim Bashës me pizhama, i sapo çuar nga gjumi dhe Adriatik Lapajt, teksa është përfshirë edhe vetë Rama në podiumin e një salle të mbushur duke mbajtur fjalim.
Lapaj dhe Berisha hyjnë në skenë për ta bërë për vete, por aty gjejnë Ramën duke folur. Ai i drejtohet kreut të PD-së që të lëshojë nga goja çfarë t’i vijë për mbarë.
Aty shfaqet edhe Lulzim Basha me pizhama, duke u thënë se iu bashkua për ‘festë’. Por Lapaj ndërhyn dhe i kujton Berishës se “do e merrte edhe atë më qafë siç mori Lulin”.