Rama: S’ka më fond nga shteti për studentët që ikin jashtë, do i marrin ekselentët që rrinë në Shqipëri

Qeveria do të heqë fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe, deklaroi këtë të premte kryeministri Edi Rama.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama tha se paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit në vend dhe do të nxisë të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Ne do të investojmë dhe nga të ardhurat tona, po përgatisim spostimin e një fondi të ekselencën nga pagesa e atyre që ikin jashtë dhe nuk kthehen më, do kthehen te burimet e brendshme dhe po strukturime një politike të re që do të mbështesë studentët me xixa dhe pedagogët, për studimet, për masterat me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri, një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin, se fondi i ekselencës që sot ka mundësuar diplomimin e 300 të rinjve shqiptar është shumë i konsiderueshëm dhe është krijuar atëherë kur u krijua me dëshirën e mirë që këta të ktheheshin në vend dhe këta të rinj që kanë marrë diploma në universitete më të njohur atë botës të kenë turp që kanë marrë një angazhim me vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi i tyre, kanë marrë përsipër detyrimin që të kthehen dhe ta sjellin dijen këtu dhe ndërkohë nuk ka ndodhur. Nuk do të vazhdojmë më ata që ikin për të mos u kthyer, por do të ndryshojmë kahun e këtij fondi dhe modelin që e kemi para syve, do e financojmë me të ardhurat tona, që do të thotë siç kemi 30 doktorantë në UBT, nesër do kemi më shumë”, tha Rama.

SHKARKO APP