Rama: S’ka patriot që prehet në varr të pranonte që nipi në emër të së djathtës t’i japë votën ”Like floririt”
Fushata elektorale vijon çdo orë të ditës. Kryesocialisti Edi Rama ndodhet në Korçë, ku gjatë prezantimit të kandidatit, është shprehur se qarku i Korçës do të jetë një nga pikat më të nxehta në rajon për nga jeta, lëvizja dhe ekonomia.
Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” teksa tha se nuk ka patriot që prehet në varr të pranonte që nipi apo stërnipi i tij në emër të së djathtës t’i japë votën Ilir Metës të cilin e quan “Like floriri”.
”Nuk ka patriot, kockat e të cilët prehen në këtë vend që do ta pranonte atje ku prehet që nipi apo stërnipi i tij në emër të së djathtës t’i japë votën “Like floririt”, nuk ka dhe nuk ekziston.
Nuk ka patriot që prehet në botën tjetër, kujtimin e të cilit kanë për detyrë që ta respektojnë ata që janë pasardhës gjaku që do të pranonte i qetë dhe nuk do të rrotullohej 7 herë në varr nëse nipërit apo stërnipërit e tij do të shkonin në 14 Maj dhe do të votonin për dikë që SHBA dhe bota perëndimore i kanë thënë je i padëshirueshëm”,-tha Rama.