Rama: S’mund të lejojmë degjenerimin e Kuvendit

Shefi i qeverisë deklaroi sot se është i bindur se qytetarët shqiptarë nuk do të bien pre e interesave politike të PD-së.

“Populli shqiptar është shumë më i vetedijshem dhe shumë më i qartë për gjithçka po ndodh, shumë më i qartë sesa ju dhe gjithë ata që në vend që të bëjnë detyrën e të zgjedhurit të popullit , të flasin për hallet dhe problemet e njerëzve kanë vetëm një hall, hallin e tyre”, tha ai pas seancës plenare.

Teksa pretendimeve të opozitës se mbyllja e punimeve të Kuvendit në vetëm 15 minuta për shkak të frikës dhe panikut që ka kapur mazhorancën, Rama iu përgjigj: “Unë kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon të përdorë parlamentin për mitingje, pasi kemi pasur një pafundësi seancash të kthyera në mitingje brenda parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përvese vet dëgjenerimin e parlamentit. Jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet ti ktheheht plotësisht rregullores dhe gjithsesi duhet të respektojë plotësisht rregulloren”, argumentoi ai.

 

SHKARKO APP