Rama sot takim me deputetët e Tiranës. Negociata dhe me partitë e tjera
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të nisë sot në orën 19:00 një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për kanididimin e shumicës në Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu kreu socialist, do të zhvillojë edhe negociata me partitë e tjera për zgjedhjet e 21 qershorit, raporton Ora News.
Rreth orës 13:00 do të zhvillohet mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të së majtës, ndërsa në orën 14:00 pritetet që Rama të takojë kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, i cili ka deklaruar se kërkon 5 zona.
Edi Rama i ka lënë të hapur dyert të gjitha partive të tjera politike, përveç PD.
Ndërsa LSI i ka lënë dorë të lira në 15 bashki.