Rama: Sulmi i baltës ndaj FRESSH, shembulli më i freskët

Kryeministri Edi Rama reagoi të shtunën ndaj akuzave të fundit të Partisë Demokratike, sipas së cilës, “FRESSH është përfshirë në trafik droge”.

“Kur mendon se horrllëku i baltës s’ka ku shkon më tutje, ka prapë edhe më tutje!… Sulmi i baltës sot ndaj FRESSH-it, shembulli më i freskët!”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

Më herët, Kryetari i FRPD-së, Belind Këllici deklaroi se “dekriminalizimi duhet shtrirë edhe më gjerë”, ndërsa i referohej lajmit të përhapur në disa media se në autobusin me të cilin udhëtonin të rinj të FRESSH-it dhe disa pasagjerë të rastësishëm, policia kufitare e Turqisë ka gjetur drogë mbrëmjen e së premtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka pohoi në një intervistë televizive se në autobus u gjet drogë, por se lënda narkotike nuk i përket aktivistëve të FRESH-it. Droga sipas saj, u është gjetur pasagjerëve të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me grupin dhe i janë bashkuar udhëtimit pasi kishin të njëjtin destinacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë freshistët kanë arritur në Stamboll dhe asnjëri prej tyre nuk është ndaluar. Ka pasur dyshime nga autoritetet që kanë ndaluar autobusin. Është ndaluar shoferi, ndihmësi dhe një pasagjer. Pjesës tjetër të pasagjerëve, pasi u janë dorëzuar bagazhet, u është vënë në dispozicion një tjetër mjet që i ka dërguar në destinacion, Stamboll. I gjithë grupi i 35 aktivistëve të FRESSH është në Stamboll ku po vazhdon programin e parashikuar. Asnjë prej të ndaluarve nga autoritetet turke nuk i përket grupit të aktivistëve të FRESSH.”, sqaron Joleza Koka, kryetare e FRESSH.

Autobusi ku udhëtonin 35 anëtarë të FRESSH dhe disa pasagjerë të rastësishëm ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, duke kaluar më parë përmes Greqisë. Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsala-s, që ndodhet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Për pasojë shoferi i autobusit, ndihmës shoferi, guida dhe një tjetër person janë ndaluar nga policia.ATA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?