Rama sulmon deputetin e PD-së, Bledion Nallbati: Si mund ta votojnë demokratët e Devollit atë rrugaç?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll, ku ka sulmuar kandidatin e PD në zonë, Bledion Nallbatin.

Rama rikujtoi se zona e Devollit dekada më parë është përfaqësuar në Parlament nga poeti i shquar Dritëro Agolli, ndërsa e quajti kandidatin demokrat si një “rrugaç”.

Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazaret e opozitës në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agolli ishte deputet i opozitës dhe fliste për të gjithë popullin. Ndërkohë që opozita ka sjellë një rrugaç. Nuk e di se në cilin rresht të Agollit do gjente vend, mbase te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?