Rama sulmon Metën: Kemi patur një “fatkeqësi natyrore” për President

Kryeministri Edi Rama tha se është kundër zgjedhjes së Presidentit të vendit nga populli. Ndërkohë në fjalën e tij, gjatë konferencës me gazetarët, sulmoi edhe Ilir Metën kur tha se “kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë”.

Unë jam kundër personalisht që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli se nuk është në natyrën e republikës tonë. Duhet ti jepnin më shumë pushtet.

Të zgjidhet nga populli një president që s’ka pushtet… se tani normal që të gjithëve u është ngatërruar pak foto e rolit të presidentit, se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë por roli i presidentit në këtë republikën që kemi ne siç është në Itali apo Greqi, është i tillë që e bën të pakuptueshme. Nëse do i jepnin më shumë fuqi jo vetëm do ishte e mundur por edhe gjëja e duhur për të bërë“, tha Rama.

 

SHKARKO APP