Rama ”sulmon” ndërkombëtarët: Për listat vendosim vetë. Këshillin Politik e krijoi PS-ja

Në fjalën e gjatë në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, ndër të tjera kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë dhe i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët dhe parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik, pasi e do shumica e popullit. Nga ana tjetër, Rama tha se Këshillin Politik nuk e ka krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE por PS-ja, që është shumicë.

“PS-ja nuk detyrohet nga askush, vec njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë. PD-ja që kërkon të qeverisë ende nuk di të flasë shqip.

Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashën në 2017, jo më anglisht, është turp i botës, nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat. Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjëshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?