Rama sulmon opozitën pastaj fton Bashën: Eja luftojmë bashkë koronën
Kreu i qeverisë Edi Rama ftoi opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashën të bëhen bashkë për të fituar luftën kundra koronavirusit. Para se të bënte ftesën, Edi Rama nuk harroi të sulmojë opozitën e cila sipas tij nuk ka ndihmuar në këtë situatë dhe po ecën kuturu.
Ai tha se i ka kërkuar më parë kryetarit të opozitës Basha për të bashkuar forcat, por si përgjigje ka marrë akuza.
“I kam kërkuar kryetar të opozitës të bashkojë forcat me mua dhe të bashkojmë ekspertët për të rezistuar sa më mirë në mbrojtjen ekonomike. Përgjigjen e keni dëgjuar. Akuza për punën heroike që po bëhet në vijën e zjarrit. Nuk dua të fajësoj askënd jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë ku pushteti që duhet të mbrohet është jeta e njeritu dhe partia që duhet të fitojë është Shqipëria. Nuk janë prishur radhët e partive as në emër të njerëzve as të atdheut”.
Këtë ftesë, kryeministri Rama tha se e përsëri sërish për opozitën:
“Le t’i bashkojmë pa u menduar forcat dhe të diskutojmë hapat. Le t’i ballafaqojmë sy më sy me takime online vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimet e tyre. Le t’i flasim popullit me një zë.
Thirrja ime është të bashkojmë forcat, të diskutojmë hapat, të ballafaqojmë sy më sy on line vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimt të tyre, të flasim me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari që nga Shkodra ku e kujtojnë COVID si virusi komunsit dhe deri në Vlorë ku e kujtojnë si opozitë dhe qeshin, të dalim bashkë si popull faqebardhë nga kjo luftë”.
KOHA JONË SONDAZH

