Rama sulmon sërish Presidentin e Republikës
Kryerilindasi Edi Rama ka sulmuar sërish Presidentin e Republikës Ilir Meta. Me një gjuhë të ashpër e aspak të denjë për një kryeministër, Edi Rama ka faktuar sërish përgjimin e Presidentit me polici sekrete.
“Presidenti lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale“, tha Rama para gazetarëve.
Ndërkohë, Presidenti Meta ka reaguar më herët lidhur me lajmet e rreme të fabrikuara e të shpërndara nga mediat e kapura nga qeveria dhe të denoncuara nga Parlamenti Europian si media të pabesueshme.
“Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.
Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI“, tha Presidenti Meta në reagimin e tij.