Rama: Ta harrojnë që Ardi Veliu të dorëhiqet. Pushteti merret me votë jo me djegie

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të protestuesve që kërkojnë pas dorëheqjes të Sandër Lleshajt, si Ministër i Brendshëm, edhe largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pas dy ditë protesta dhe revoltë, mbrëmjen e djeshme Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, dhe sipas Ramës vendimi është qytetari e jo dobësi.

”Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve, jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”,-shkruan Rama në Twitter.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nënvizon që Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau. ”Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit”,-nënvizon më tej Rama.

Pas dy ditëve protesta, edhe sot pritet të vazhdojë edhe sot me kërkesën për largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, kërkesë kjo që për kryeministrin Rama është e pamundur të plotësohet, pasi për të shantazhet nuk lidhen me demokracinë.

”Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”,-thotë më tej kreu i qeverisë.

SHKARKO APP