Rama takim kokë më kokë në Kryeministri me Presidentin e KE-së. Zbardhet agjenda
Kryeministri Edi Rama pret sot në Kryeministri Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Agjenda e plotë:
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.