Rama takim me operatorët turistikë në Dibër: Në 1 vit ka pasur 26 mijë turistë në qark

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takimin me operatorët turistik në Dibër, ku tha se këtë vit ky qark është vizituar nga 26 mijë turistë, që deri para pak vitesh nuk ishte menduar.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te rruga e Arbrit ndërsa tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit.Tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematikë, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhshëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinën me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë. Po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama.

SHKARKO APP