Rama takim me shqiptarët në Selanik, ditën e dielë

Kryeministri Edi Rama, do të vijojë takimet me Diasporën, këtë herë me shqiptarët e Greqisë.

Në një postim në Facebook, Rama konfirmoi se të dielën do të jetë në Selanik, pasi vizitoi Athinën në maj. Kryeministri shkruan se me Greqinë, vendi ynë është krah për krah në rrugën drejt Bashkimit Europian.

”Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

SHKARKO APP