Rama takim me të rinjtë korçarë: Shqipëria çdo vit e më shumë, është një atraksion i madh turistik

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Korçë, tha se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një atraksion i madh turistik.

Në një takim me vajza dhe djem të cilët janë kthyer nga Europa e që punojnë në këtë qytet, Rama nënvizoi nevojën për më shumë optimizëm në raport me mundësitë dhe me potencialin e madh që ka çdo vend në Shqipëri.

“Flitet shumë për ata që ikin por jo për ata që kthehen. Ne kemi vënë re një tendencë në rritje të kthimeve edhe pse ikjet janë më shumë se kthimet. Sot janë 1 në 3, 4 që kthehen nga ata që kanë qenë në emigracion apo ata që kthehen më shpejt se nuk gjejnë atë që imagjinojnë.

Po bëhet një vend ku nevoja për shërbime cilësore është shumë e madhe dhe mundësia për të krijuar biznese shërbimesh, që nga bizneset e vogla, të cilat sjellin të ardhura të konsiderueshme, më të mëdha se ato që fitohen duke punuar jashtë për dikë tjetër në industrinë e mikpritjes, në shërbimet online”, theksoi Rama.

SHKARKO APP