Rama takim me zv/presidentin e Komisionit Europian në Mynih: Në fokus plani i ri për rritjen ekonomike

Sot nisi nga puna Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku janë politikanët më të lartë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama pjesë e Konferencës, është takuar me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin thotë se folën për planin e ri për rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

”Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP