Rama takim sot në Elbasan, Blushi: Nuk jam ftuar
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me mbështetës dhe anëtarë të kësaj force politike në Elbasan.
Ndërkohë që deputeti socialist Ben Blushi ka reaguar, duke pohuar se nuk është njoftuar për pjesëmarrje rreth një takimi të tillë.
Në një prononcim të tij për median, ai ka deklaruar se nuk është ftuar dhe nuk është informuar, edhe pse sipas tij, ai ka kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013.
“Nuk mund të mungoj në takimin e zonës sime. Do t’u shpjegoj socialistëve se pse duhet të ketë zgjedhje. Do t’u shpjegoj pse po shkelet statuti i partisë. Nuk mund t’i jepet Ramës një mandat pa votim”, mësohet të jetë shprehur gjithashtu Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

