Rama takim “urgjent” me kryebashkiakët. Detaje ku do të mbahet takimi edhe me drejtuesit politikë
Partia Socialiste duhet se është gati për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025, sepse kanë ndarë çdo punë dhe vëmendja e kryeministrit Edi Rama është e madhe. Kështu Rama do të mbledhë nesër (e martë 17 shtator) në orën 14:00 në Tiranë drejuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive. Ky takim “urgjent” bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet në 2025. Takimi mësohet se do të mbahet në pallatin e Kongreseve.