Rama takon Aliyev: Të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi  një takim me një delegacion nga Azerbajxhani, të kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev.

Kryeministri Rama u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh.

Nga ana e tij, Ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin Ministri Aliyev tha se Qeveria e tij është e angazhuar për realizimin e këtij projekti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vendet po punojnë gjithashtu, për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura etj.. Ministri Aliyev u zotua se do të inkurajojë praninë e kompanive azere në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?