Rama takon Ambasadorin Amerikan Donald Lu‏

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu. Në qendër të këtij takimi ishte miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të aleancës në NATO. Kryeministri Rama e njohu Ambasadorin Lu me prioritetet e qeverisë shqiptare dhe e siguroi atë për rolin e vazhdueshëm që Shqipëria, si vend anëtar i NATO, do të luajë në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Roli i Shqipërisë në koalicionin global kundër ISIL dhe promovimi i harmonisë fetare në vendin tonë ishin gjithashtu çështje të rëndësishme të diskutimit. Kryeministri e falënderoi Ambasadorin amerikan për kontributin e vyer që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?