Kryeministri Rama takon George Soros në New York

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në New York ka takuar miliarderin dhe filantropin George Soros. Kreu i qeverisë ka postuar një foto me të, duke e cilësuar si një mik të çmuar e një mendje të rrallë.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”.

George Soros është një investitor dhe filantrop miliarder amerikan me origjinë hungareze. Deri në mars 2021, ai kishte një pasuri neto prej 8.6 miliardë dollarësh, duke dhuruar më shumë se 32 miliardë dollarë për Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, sipas Forbes.

SHKARKO APP