Rama takon kandidatin për president/ Gjenerali Begaj: Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës
Pasi tregoi emrin që mbështet Partia Socialiste për Presindet të vendit, Gjeneral Majori Bajarm Begaj u prit nga Edi Rama në një takim në Kryeministri. Në videon e publikuar nga Rama në facebook, Begaj shprehet i nderuar që do të jetë ai Presidenti i ri i vendit. Kreu i qeverisë e garantoi se ka bindjen se do të votohet nesër në Kuvend dhe se do të jetë në lartësinë e kësaj detyrë. Begaj shtoi se si gjeneral, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës se tij.
Rama: Sot kemi pasur një diskutim në Kryesi shumë të gjatë, me shumë kandidatura dhe në fund ramë dakord që ishe kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për të institucionin e presidencës. Ju falenderoj që ju nuk shfaqët refuzim, por pranim do të jetë nder për ne që tu japim votën dhe të zgjidheni zyrtarisht President i Republikës.
Begaj: Faleminderit kryeministër, është vlerësim shumë i madh të jem President. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem, do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.
Rama: Ne kemi bindjen se ju do të jeni në lartësinë e kësaj detyre. Të gjithë ato që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do të bëni më të mirën në atë detyrë. Uroj që të jeni deri në fund besnik ndaj shtetit. Ju do ta merrni shpejt.
Begaj: Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës dhe besoj që do të jem 24/7 n ë shërbim të kësaj motoje.
Kryesia e Partisë Socialiste, u mblodh sot në orën 17:00 për të diskutuar për emrat e kandidatëve për president që PS i kishte bërë më parë me anë të një procedure ku çdo deputet mund të propozonte 3 kandidatë.